Para pak minutave në qendrën e votimit në fshatin Polac ka ndodhur një incident mes ish deputetit të PDK-së, Gani Koci, dhe asistentit të qendrës së votimit Veton Koca.
Deri tek incidenti ka ardhur pasi që ish deputeti Koci, ka provokuar dhe ofenduar Mentor Koca duke e quajtur tradhtar që po përkrah familjen Jasharin dhe se sipas tij ai e ka bërë me shtëpi.
Për këtë rast menaxheri i qendrës së votimit ka njoftuar policinë e Kosovës dhe tani njësia FIT ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i njëjti sipas informacioneve nga menaxheri i qendrës së votimit, Gani Koci është shoqëruar në Polici.
Andaj Lista e Pavarur Bekim Jashari bënë apel për oponentët politik që të ndalin tentimet për manipulime, kërcënimet e shantazhet sepse qytetarët tashmë kanë vendosur për kryetarin e tyre i cili do t’i udhëheq në 4 vitet e ardhshme.
Njëkohësisht kërkon nga Policia dhe prokuroria që të vazhdojnë të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor./Botapress.info/