[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Isa Mustafa ndjekë Kadri Veselin



Pasi që PDK-ja i publikoi sonte pasqyrat financiare, ashtu siç kishte premtuar Kadri Veseli, kryetar i kësaj partie, kryeministri dhe kryetari i LDK-së, e ka përshendetur këtë akt.

“Një kërkesë shumë e qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se të ketë kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar.

“Do të aktivizojmë edhe Web-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë.

Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.