[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarët e Degëve të LDK-së, ja vendimet që i mori



Kryetari i LDK-se Isa Mustafa ka mbledhur sot kryetaret e Degeve per te diskutuar me ata hapat e metutjeshem ne prag te mbajtjes se zgjedhjeve lokale ne Kosove.

 

Ne kumtesen per medie te LDK-se thuhet se  pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur javën e shkuar, sot u mbajt mbledhja e rregullt e kyetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, me kryetarët e degëve të LDK-së, në të cilën u diskutua për punën e Qeverisë së Kosovës, si dhe për proceset themelore integruese të Kosovës.

 

Njëzërit u vlerësua se kryeministri Mustafa, Qeveria dhe kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së po punojnë me përkushtim në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se këtë e dëshmojnë rezultatet e shumta e tashmë të prekshme.

 

Si rezultat i qeverisjes së mirë, Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e zhvillimit ekonomik, në luftimin e korrupsionit dhe të krimit dhe këtë e dëshmojnë raportet e të gjitha institucioneve më kredibile ndërkombëtare.

 

Kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë mbështetje të plotë kryeministrit dhe Qeverisë për të çuar përpara proceset qeverisëse dhe proceset integruese, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

 

Kryetarët u pajtuan që degët e LDK-së të punojnë me të gjitha strukutrat që ky proces të finalizohet me sukses dhe që LDK-ja të japë kontribut themelor, me qëllim që qytetarët e Kosovës të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët dhe të mund të lëvizin lirshëm.