Ironike: Rrustemi i VV’se i akuzon dy ish-komandantët e UÇK-së si njerëz të gatshëm për koncesione me Serbinë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi reagoi para takimit të sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Rrustemi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka akuzuar dy ish komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinajn dhe Sami Lushtakun, duke i quajtur këta të fundit si njerëz të gatshme për koncesione me Serbinë.

Reagimi i plotë:

Haradinaj (AAK): marrëveshja me Serbinë të ketë njohjen reciproke në fund.

Haziri (LDK): marrëveshja të përfundojë me njohje reciproke…zgjidhja në veri bëhet nëpërmjet dialogut, jo nëpërmjet policisë.

Sami Lushtaku (PDK): çështja në veri zgjidhet politikisht dhe jo përmes aksioneve policore.

—-

Sinkronizim i jashtëzakonshëm i opozitës kundër pozicioneve shtetërore në dialog. Nuk e duan njohjen reciproke në qendër por në fund. Pra tregojnë gatishmëri për koncesione tjera për njohjen në fund nga Serbia, që thotë se nuk do ta bëjë kurrë. Nuk e duan zbatimin e vendimeve legjitime, proporcionale dhe të drejta të Qeverisë për targa dhe dokumentet për hyrje-dalje, por negocim për to. Pra tregojnë gatishmëri që vendimet sovrane të shtetit t’i vendosin në tavolinë të negocimit pa ua kërkuar askush. Ja kush dhe si kanë negociuar deri më tani. Të njëjtit pastaj japin këshilla e kërkojnë konsutlim me ta.

ngjashme