[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Irani del haptas kundër SHBA-së



Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë sot në Teheran se vendi i tij e kundërshton prezencën e SHBA-së në bisedime për paqe në Siri, që do të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, javën e ardhshme, pas vendimit të Rusisë dhe Turqisë për ta ftuar Uashingtonin.

“Ne s’i kemi ftuar ata, dhe jemi kundër prezencës së tyre,” ka thënë Zarif, raporton agjencia e lajmeve e Iranit “Tasnim”.

SHBA-ja, e cila udhëhoqi përpjekjet e dështuar për të sjellë paqe në Siri vitin e kaluar, nuk është përfshirë në diplomacinë e fundit rreth konfliktit në Siri.

Ndërkohë, presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë në një konferencë për media sot e cila u transmetua direkt në televizionin shtetëror, se: “Irani, Rusia dhe Turqia ia kanë dalë ta arrijnë vendosjen e një armëpushimi në Siri, e kjo tregon se këto fuqi kanë ndikim.