[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

IPKO me orë të mençur për t’i mbajtur fëmijët gjithnjë të sigurt dhe afër prindërve



Ora e mençur nga IPKO i mban fëmijët e sigurtë dhe gjithnjë afër prindërve

Me pakon Junior IPKO ka gjetur një mënyrë të re për t’i mbajtur fëmijët të sigurt dhe të mbrojtur, ndërsa ata janë jashtë shtëpisë, në shkollë, apo duke e shijuar lojën e tyre

Prishtinë, 7 shkurt 2017 – Në pakon më të veçantë kushtuar fëmijëve – Junior, IPKO sot e ka shtuar edhe orën e mençur Alcatel Move Time, e cila është zgjidhje e përkryer për prindërit të cilët nuk mund të jenë afër fëmijëve të tyre gjatë gjithë kohës, por duan që vazhdimisht ta dijnë vendndodhjen e tyre.

“Në pakon Junior ne duam të ofrojmë produktet dhe shërbimet më të mira, në mënyrë që prindërit dhe fëmijët të jenë vazhdimisht të lidhur dhe afër njëri-tjetrit. Kësaj radhe ne besojmë se e kemi gjetur zgjidhjen më të përkryer për një sfidë shumë të ndërlikuar sikurse kujdesi për fëmijët – sepse zgjidhja që ne tani po e ofrojmë ua mundëson prindërve që ta tejkalojnë këtë problem me shumë kontrollë dhe vetëbesim” ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO.

Pako Junior me Alcatel Move Time:

IPKO Junior ua lejon prindërve të mbajnë kontakte të vazhdueshme me fëmijët e tyre përmes thirrjeve ose mesazheve zanore si dhe përcjelljes së vendndodhjes së tyre kur ata janë jashtë shtëpisë.

Ora e mençur kombinon teknologjitë e GPS dhe WiFi, bashkë edhe me 100 minuta në rrjetin e IPKO-s dhe 300 megabajt për të përcaktuar vendndodhjen e fëmijës. Fëmijët mund tu përgjigjen 10 deri 15 kontakteve ekzistuese dhe të bëjnë thirrje tek pesë numrat e regjistruar.

Ndërkaq prindërit mund ta çiftëzojnë orën e mençur me aplikacionin e IPKO Junior me telefonin e tyre mobil – që është në dispozicion për platformat më të mëdha mobile – iOS dhe Android.

Aplikacioni mobil i orës vjen me disa nga karakteristikat më të vlefshme të sigurisë për fëmijët duke përfshirë përcaktimin e zonës së sigurtë për lëvizje të fëmijës, shtimin e më shumë anëtarëve të familjes, caktimin e numrave emergjent dhe shumë veçori tjera të cilat e bëjnë këtë pajisje të pazëvendësueshme për prindërit.

Kalimi i fëmijëve në pakon Junior është shumë i thjeshtë. Gjithçka që prindërit duhet të bëjnë është parapagimi mujor prej tetë eurosh, ose abonimi në pakon vjetore e cila përfshin edhe orën e mençur të mbushur me minuta, mesazhe dhe megabajtë për kontakt të përhershëm me fëmijën.

 

Për më shumë detaje lidhur me pakon Junior me orën e Alcatel Move Time, vizitoni: https://www.ipko.com/offers/alcatel-move-time/

Video: https://www.youtube.com/watch?v=w_FTPm0KA_s

 

CareTime_1Alcatel Move Time SmartWatch