Inteligjenca amerikane fut në ankth botën: Ja se kur Putin do të nisë luftën bërthamore, shteti i parë që do sulmojë

Inteligjenca amerikane ka ngritur alarmin për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia. Nga Shtetet e Bashkuara, shefi i inteligjencës amerikane Avril Haines tha se ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, është e mundur që Rusia të përdorë armë bërthamore. Për inteligjencën amerikane pas katër muajsh konflikti, Moskës do t’i duhen vite për të rindërtuar forcat e saj.

“Dhe në këtë hark kohor është e mundur që forcat e Vladimir Putin të mbështeten në mjete të tjera si sulmet kibernetike, shantazhet energjetike ose armët bërthamore, në përpjekje për të menaxhuar dhe projektuar fuqi dhe ndikim global,” shpjegoi numri një i inteligjencës.

Haines më pas tha se në këtë pikë të konfliktit, agjencitë e inteligjencës amerikane shohin tre skenarë të mundshëm: më i mundshmi është ai në të cilin konflikti vazhdon dhe forcat ruse vazhdojnë të bëjnë përparim të vogël pa u thyer. E dyta është se forcat e Moskës janë në gjendje të mbizotërojnë, e treta është se Ukraina stabilizon linjat e frontit me fitime të vogla. Prioriteti i Putinit tani, shpjegoi numri një i inteligjencës amerikane, është “të përparojë në Donbas dhe të mposhtë forcat ukrainase, një operacion që sipas Moskës do të çojë në kolapsin e rezistencës së brendshme”.

Londra, e para që do të goditet

Një nga aleatët e presidentit Vladimir Putin deklaroi se nëse do të niste Lufta e Tretë Botërore, kryeqyteti i parë që do të sulmohej nga Rusia do të jetë Londra. Gjatë një interviste në televizioni shtetëror, gjenerali rezervist, Andrey Gurulyov u shpreh pak ditë më parë se në rast për përhapjes së konfliktit përtej Ukrainën, Rusia nuk do të synojë të sulmojë Varshavën, Parisin apo Berlinin, por kryeqytetin britanik.

“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve të armikut gjatë operacionit të parë ajror. Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, do të shkatërrojmë të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100 për qind. Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra”, u shpreh Gurulyov.

Ekspertët kanë analizuar me detaje se çfarë pasojash do të shkaktonte nëse do hidhej një bombe atomike në kryeqytetin anglez Londër, i cili ka pothuajse 9 milionë banorë. Nuk ka asnjë sulm në horizont dhe Putini nuk ka shkuar ende aq larg, por rezultati ka dalë nga parametrat nga Nukemap, një hartë interaktive e krijuar nga një historian amerikan në Institutin e Teknologjisë Stevens, një studiues i armëve bërthamore.

Faqja lejon çdo përdorues të kryejë simulime duke marrë parasysh parametra të ndryshëm: fillimisht futet qyteti, më pas fuqia e shpërthimit e shprehur në Kilotone, një njësi matëse për të ditur sasinë e energjisë së çliruar pas një shpërthimi, opsionet bazë dhe në fund, është butoni “shpërthyes”, i cili tregon efektet në hartën interaktive. Sigurisht është më mirë që ajo të mbetet përgjithmonë “një lojë” në internet.

Skenari më i keq

Në të vërtetë, rezultatet me kokat moderne bërthamore janë të tmerrshme: Nukemap tregoi se me bombën më të madhe të testuar ndonjëherë në ish-BRSS, shkatërrimi do të tejkalonte shumë ato të mëparshmet. Londra do të ketë gati 6 milionë të vdekur dhe tre milionë e gjysmë të plagosur, por efektet do të arrinin deri në Norëich që është rreth 100 milje në veri.

Një situatë apokaliptike. Është e qartë se, si në Londër, simulimi do të ishte shumë i ngjashëm edhe në qytetet e tjera të botës për sa i përket vdekjeve dhe shkatërrimeve. Por kjo nuk është e gjitha, sepse Daily Star ka parë se çfarë ndodh nëse pajisja më e fuqishme e testuar ndonjëherë nga SHBA hidhet: në atë rast, rrezatimi do të arrinte edhe në Danimarkë. Londra dhe të gjitha zonat përreth do të rrafshoheshin plotësisht.

ngjashme