Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër mbi vendin tonë do të ketë reshje bore në disa vende, shkruan Gazeta Botapress.
Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje, por të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 5 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 2-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik. /Botapress.info/