Piratët Ilegal të Kontentit në Kosovë vazhdojnë të mbetençështje problematike, ende e pazgjidhur nga ana e Insitucioneve të vendit, për Kompanitë Legale Kabllore nëKosovë.
Pas publikimit të dy pjesëve të emisionit “Alibi” nëKlan Kosova, publiku ka mësuar rreth mashtrimeve tëkëtyre piratëve të cilët ofrojnë kontent me çmime tejet tëulëta në mënyrë të paligjshme, përmes pagesave në Banka tëshpejta në mënyrë që të mos lihet gjurmë në sistemin bankar, më pas ndalin shërbimin për të cilin klientët kanë paguardhe humbin gjurmët ku klientët nuk kanë ndonjë kontaktapo adresë që të drejtohen për kthimin e mjeteve të paguara.
Emisioni i cili po bën jehonë në vend “Alibi” në Klan Kosova kasjellur për publikun e gjerë mashtrimet të cilat po bëhen me klientët e vendit nga Piratët Ilegal të Kontentit, duke ofruar qasjeilegale të kanaleve vendore dhe ndërkombëtare përmesaplikacioneve të dedikuara për Smart TV dhe Andriod Box.
Emisioni “Alibi” zbulon tek publiku rastin e dy Piratëve Ilegal tëKontentit “Belle Net” dhe “Shqip Albania”. Gjatë kontaktimit tëPiratit Ilegal “Belle Net” gazetarët e emisionit paraqiten siklientë dhe gjatë bisedave personat përgjegjës shpjegojnë se simund të qasen klientët në këto platforma ilegale, pasi gazetarëtpyesin se “a jeni të vetëdijshëm se mund të ndiqeni penalishtpasi kjo që po bëni është e jashtëligjshme”? piratët ndalintelefonin. Gjithashtu edhe pas bisedave me “Shqip Albania”, nëmomentin kur mësojnë se janë duke u kontaktuar nga gazetarëthezitojnë të vazhdojnë bashkëbisedimin.
Kompanitë Legale Kabllore në Kosovë paguajnë miliona euro për të siguruar ngjarjet dhe eventet më të mëdha Sportive përklientët Kosovar në kualitetin më të lartë, ndërsa dëmi të cilinshkaktojnë këta piratë mbetët një nga sfidat më të mëdha ngamos reagimi dhe ndërmarrja e masave ligjore nga InstitucionetLigjore karshi Piraterisë Ilegale të Kontentit.
Kompanitë Legale Kabllore të vendit premtojnë se nuk do tëndalen të kërkojnë drejtësi ligjore ndaj Piratëve Ilegal tëKontentit të cilat po dëmtojnë kompanitë dhe klientët nëKosovë, ndërsa insitucionet ende nuk kanë ndonjë reagimkonkret!
Për më tepër përveç dëmtimit të kompanive të cilat paguajnë tëdrejta, këta operator piratë, bëjnë edhe evazion fiskal pasi që nukjanë të regjistruara dhe njëkohësisht nuk i deklarojnë të hyrat.
Pirateria është një çështje shumë e ndjeshme dhe serioze, e trajtuar nga instancat më të larta të Bashkimit Evropian dhe ngaShtetet e Bashkuara te Amerikës, si një nga shtetet me prodhimin më të madh te kontentit televiziv.