• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Inspektorati gjen 578 punëtorë pa kontrata, bizneseve u shqiptoi gjoba

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

179 gjoba i shqiptuan vetëm këtë vit. Inspektoratit të Punës po i del punë me punëdhënësit që nuk po e zbatojnë Ligjin e Punës.

E kur dolën në terren, atë hasën në 578 punëtorë pa kontrata.Kështu ka bërë të ditur, Agim Millaku, Zv/Kryeinspektor për Siguri në Punë.“Gjatë këtij viti Inspektorati i Punës ka shqiptuar gjithsej 179 gjoba për mos respektim të dispozitave pozitive nga marrëdhënia e punës dhe siguria dhe shëndeti në punë”, tha ai për Front Online.

Gjithsej i kryen 8445 inspektime.

E nga to, u evidentuan 578 punëtorë të cilët nuk kanë kontrata të punës.

“Gjatë këtij viti Inspektorati i Punës ka realizuar 8445 inspektime, nga të cilat gjatë inspektimit ka rezultuar se 578 të punësuar kanë qenë pa kontrata pune”, tha Millaku.

Bizneset, sipas Millakut, ndëshkohen me gjoba të cilat janë të përcaktuara me ligj.

“Gjobat janë të përcaktuara me dispozitat e Ligjit të Punës”, tha ai.

Kryesindikalisti i punëtorëve: Pronarët e bizneseve kanë marrëveshje me inspektorëtMosdhënia e kontratave të punës për punëtorët e sektorit privat, mbetet një problem i vjetër.E kjo sipas Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, po bëhet pasi që nuk ka një plan të veprimit nga Inspektorati i Punës.

“Nuk kemi ndonjë plan të veprimit pozitiv nga Inspektorati i Punës i cili në rend të parë është i obliguar ta mbikëqyrë çështjen e Ligjit të Punës”, deklaroi Azemi.

Mosregjistrimi i punëtorëve, sipas tij, po bëhet në mënyrë që punëdhënësi t’i ikë obligimeve.“Pronari i kompanisë në shumicën e rasteve i paguan punëtorët me 300 euro dhe për t’iu ikur pagesave e ka zgjedhur rrugën që punëtorët të mos i regjistron dhe në vend që t’i paguan obligimet ai ato mjete i merr për veti”, tha ai.

Azemi si arsye të moszbatimi të Ligjit të Punës në sektorin privat e përmendi edhe marrëveshjen që në shumicën e rasteve kanë inspektorët me pronarët e kompanive.

“Inspektorët në shumë raste kanë marrëveshje me pronarët e kompanive dhe para se të shkojnë për vizitë i lajmërojnë ata që të largohen punëtorët e them se në shumicën e rasteve ka marrëveshje ndërmjet inspektorëve dhe pronarëve”, tha Azemi.

Ministria e Financave tregon arsyet pse bizneset nuk po e zbatojnë Ligjin e Punës

Ministria e Financave ka dhënë disa arsye pse bizneset nuk i regjistrojnë punëtorët.

Një ndër arsyet kryesore është mos qëndrueshmëria e biznesit dhe ikja e obligimeve që dalin nga deklarimi i punëtorëve.

Nga kjo Ministri thonë se bizneset sillen në këtë mënyrë pa i marrë në konsideratë benifitet që i sjellin atyre formalizimi i punëtorëve.

“Bizneset i ikin t’i regjistrojnë punëtorët çoftë për shkak të pa qëndrueshmërisë së biznesit , çoftë ikjes së obligimeve dhe përgjegjësive që dalin nga formalizmi i punëtorëve të cilët ushtrojnë veprimtari pune në ato biznese, çoftë me kërkesën e punëtorëve për mos deklarim të tyre sepse humbin të drejtat nga skemat e ndryshme sociale etj. Bizneset sillen kështu pa i marrë në konsideratë benifitet që i sjellin atyre formalizimi i punëtorëve”, thonë për Front Online nga Ministria

Tags: gjobainspektoriati

Të ngjashme

Kosovë

Afaristi Shkëlqim Devolli takon ish-Presidentin Donald Trump në Florida, flasin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

nga Bota Press
25 Maj, 2022
Lajme

Olluri: Qysh more Albin Kurti paska marrë vendim për me iu shitë oligarkeve prona të shtetit?

nga Bota Press
25 Maj, 2022
Kosovë

Një delegacion nga ShBA-ja viziton “Devolli Corporation” (Video)

nga Bota Press
25 Maj, 2022
Kosovë

Paratë u ndan, Kryeziu tregon se kur do të dalin paratë në llogaritë e qytetarëve

nga Bota Press
25 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Afaristi Shkëlqim Devolli takon ish-Presidentin Donald Trump në Florida, flasin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik
  • Olluri: Qysh more Albin Kurti paska marrë vendim për me iu shitë oligarkeve prona të shtetit?
  • Një delegacion nga ShBA-ja viziton “Devolli Corporation” (Video)
  • Paratë u ndan, Kryeziu tregon se kur do të dalin paratë në llogaritë e qytetarëve
  • Ndryshon moti, priten shtrëngata shiu dhe rënie të temperaturave

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.