• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Infektologu Ramadani thirrje qytetarëve…

nga Bota Press
30 Dhjetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Nga 22 mostra pozitive me koronavirus, tri ditë më parë në Kosovë janë konfirmuar nëntë raste me variantin Omicron, që sipas infektologut Hamdi Ramadani ky variant bashkë me gripin sezonal mund të rëndojë shumë situatën epidemiologjikë në vend vetëm brenda pak javësh.

Ramadani ka thënë se paraqitja e këtij varianti të virusit ishte e pashmangshme në Kosovë, duke qenë se është përhapur tashmë në gjithë botën.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të marrin dozën e tretë të vaksinës antiCOVID, për tu mbrojtur nga Omicroni.

“Situata rëndohet nëse nuk merren masa nga organet kompetente që masat të jenë të zbatueshme detyrimisht, të jenë obliguese. Ajo që është e rëndësishme është edhe vaksinimi. Vetëm me dy doza vaksinimi nuk mund të mbrojë nga Omicroni. Në vendin tonë kemi fare pak qytetarë që e kanë bërë dozën e tretë ose atë përforcuese të vaksinës antiCOVID, edhe kjo e bën që të rëndohet situata epidemiologjike”, u shpreh infektologu Ramadani.

Sipas tij, do të ishte shumë më e përshtatshme që tashmë të vendosej puna e një pjesë e mësimit online, për të shmangur kontaktet me shumë njerëz.

“Institucionet tona duhet të bëjnë edhe më shumë, që të ndërmarrin masa që të bëhen online punë të ndryshme, të kalojnë në atë hap që të shmangen kontaktet, grumbullimeve sa më të mëdha. Të kalohet qoftë edhe mësimi online, sikur po bëjnë edhe vendet e tjera. Nëse situata do të jetë shumë e rënduar atëherë duhet të mendohet për masa më shtrënguese, apo më kufizuese që bëhen me paraqitjen e rasteve të shumta me Omicron”, tha Ramadani.

Infektologu Ramadani thotë se tash e tutje mund të ketë shumë më shumë raste me variantin Omicron dhe nuk përjashtohet mundësia që të rëndohet situata.

“Duke marrë parasysh edhe ardhja e madhe e qytetarëve nga diaspora, tash kur Omicroni është mbizotërues, koncentrimi i madh në vende, në lokale bashkë me gripin sezonal, janë të gjithë kontribuues që për një të ardhshme prej afërsisht katër javësh, në vendin tonë mund të paraqitet një valë e re me infeksion, Omicron dhe Delta po ashtu ende është i pranishëm”, tha Ramadani.

Siç tha ai, “paraqitja e të dhënave edhe me variantin Omicron si në gjithë botën ishte e pashmangshme që të paraqitej edhe në vendin tonë, kjo edhe për shkak të bashkëvendësve tanë që kanë ardhur nga vendet si Gjermania e SHBA-të. E vërteta është që tash e tutje do të ketë raste edhe më të shumta, dhe Omicroni edhe zyrtarisht bën të mundur që edhe situata në aspektin epidemiologjik tashmë është e rënduar dhe mund të jetë edhe më e rënduar dhe të ketë infeksione të shumta”, tha Ramadani për Telegrafin.

Ai tha po ashtu se masat antiCOVID-19 të marra nga institucionet e Kosovës, me rekomandim të profesionistëve shëndetësor nuk janë respektuar fare nga qytetarët, gjë që ndikon në rëndim të situatës.

“Masat antiCOVID-19, të ndërmarra nga organet kompetente nuk janë respektuar nga qytetarët. Në qytet, në restorante, kafiteri e qendra tregtare, pothuajse fare nuk përdoret maska, pothuajse fare nuk respektohet distanca, as higjiena me dezinfektues e të tjera nuk po mbahen. Këto e bëjnë të mundshme që situata në vend të jetë edhe më e rënduar”, tha Ramadani.

Tags: infektiologuRamadani

Të ngjashme

Ekskluzive

Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Bora Zemani “thyen heshtjen” për këngët e Semit dedikuar Donald Veshajt

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Roberti në lidhje, e Nora me kë është?

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Kosovë

Gashi: Demaçi nga Amerika kishte thënë “ju lutem votojeni Rugovën”

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.