[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Indira A. Hoxha: E drejta e familjes së djalit për të lëshuar vajzën sipas Kanunit të Lekës



Sipas të drejtës zakonore, përshkruhen edhe vështirësitë që shfaqën gjatë jetës së të rinjve si: e drejta e familjes së djalit me e lëshue çikën. Kjo e drejt i takon djalit, i cili është i lirë me u nda (lëshue) vajzën fejuarozën nder unazë (fejuar), Kanuni e ngarkon (gjobit) përveç gjobës dënohet edhe me ato gjëra që janë dhanë si shejin dhe paret që janë lan për

  1. Mirëpo, është obligim i mikut që ka zanë vajzën, para se ta lëshojë vajzën familja e djalit, do të bajë me dije shkuesin (mesitin) e shkusi me dy shokë të katundit të djalit do të shkojë të prindët e vajzës, e ndër sy të dy

shokëve të katundit të familjes se vajzës, u kallxon, se djali, që e patë nxanë vajzën e tyre, është tuj hjekë dorë, është e lirë me e fejuar diku tjetër. Mirë-po familja e djalit ka të drejtë sipas Kanunit me hek dorë prej çikës së nxanun kur bindet se miku dhe çika nuk janë për familjen e tyre. Me ndodh me hek dorë, familja e djalit, familjes së vajzës do ti jap arsye e lëshimit, sepse është burrëri dhe nder e shqiptarit që mos ta ofendojnë mikun:”Nuk Ishohet vajza huaj aq kollaj. sepse vetë e deshte, vetë e nxune, madje me shkues”.

Sipas Kanunit e lëshove vajzën, familja e vajzës ka obligim me e kthye shejën e marrë në fejesë. Të prumet, si shumë, si pak, nuk kthehen: ato jesin si dë-nim (gjobë) për familjen e djalit. Kjo e drejtë zakonore është trashëguar edhe sot në fillim te shekullit

XXI. Kemi shumë raste që palët ju drejtohen pleqve, që ta pleqnojnë sipas të drejtës zakonore-Kanunit. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit familja e djalit me e lëshue vajzën,duhet paguar: Çmimi, që jepej për vajza te zanuna a gra te martuara, në

Kohrat e më hershme përbahej prej 50, 100, 200 mije 400 mijë groshësh.

Çmimi i Kanunit më vonë përbahet prej 1500 groshëve, aq sa ban gjaku. Kjo ka vazhdue edhe sot në fillim të shekullit XXI.