[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

In Memoriam: Biografia e gazetarit dhe e veprimtarit Rasim Thaçi



 

Shkruan Sherife Thaci, bashkëshortja dhe bashkudhëtarja e jetës së Rasimit për disa dekada

RASIM HAXHI THAÇI – NGA FSHATI SHKARASHNIK, KOMUNA MALISHEVË.
26.11.1952 – 06.12.2020

 

Rasim Thaci lindi në fshatin Shkarashnik të Komunës së Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje – Mustafa Bakia – Shkollën e mesme dhe atë të Lartë, i kreu në Prizren.

Të shumtën e kohës jetuan dhe vepruan me bashkëshorten Sherife Berisha – Thaçin në Suharekë, ku ishin të dy të punësuar, dhe vazhdonin një jetë të mrekullueshme, deri sa policia e rexhimit serb, i përzu nga puna të gjithë shqipëtarët, dhe ata mbetën nën mëshirën e kohës.

Qysh si nxënës i shkollës së mesme, ka qenë lexues i pasionuar jo vetëm i librave, por, edhe i Gazetave të atëhershme – si Rilindja –etj, dhe revistave të atëhershme – Pioneri – etj.

Më pas gjatë shkollës së mesme në Prizren, filloi bashkëpunimin me të gjitha gazetat e atëherëshme, si -Rilindja-, -Fjala-, -Bota e Re-, Gazeta – Lajm – Kosovarja – pastaj ka bashkëpunu edhe me revista për fëmijë.

Pas luftes së fundit në Kosovë, u kyq si punëtor i rregullt në Gazetën – Koha Ditore – ku punoi disa vite, e sipas nevojës së kushteve më të volitëshme, kaloi në Gazetën – Kosova Sot – dhe krejtë në fund, u vendos në Gazetën – Bota Sot – ku gjeti përshtatshmërinë e Tij, e ku ka qëndruar pothuaj se deri në pensionimin e Tij.
Ishte i flakët për personalitetin dhe Vizionarin e qështjes kombëtare, e që më vonë – Kryetarit të parë historik – Dr.Ibrahim Rugovës, për të cilin ka shkruar shumë poezi, dhe i ka të botuara nëpër shumë Libra Antologjik si në Shqipëri dhe në Kosovë.

 

Ndërkaq libër të posaqëm të tij nuk arriti ta bëjë, edhe pse e kishte ndërmend që ta bënte të paktën një libër, ku do të përfshinte qështjen kombëtare, me theks të posaqëm Dr.Ibrahim Rugovën.

Ka pasur shumë shkrime nga jeta e tij, të cilat i kemi ruajtur me fanatizëm, mirëpo gjatë luftës së fundit në Kosovë, asgjë nuk na ka mbetur nga bastisja e policisë, të cilët pas ikjes sonë të dhunshme nga rexhimi serb në Shqipëri, policia kishte bastisur shtëpinë tonë, , duke e ditur se Rasimi ka qenë gazetar, dhe unë aktiviste e denjë në Kryesinë e Forumit të Gruas së LDK-së, që nga fillimi I formimit të kësaj partie, ku jemi edhe sot.

Policia kishte marrë gjithqka që kishte gjetur në shtëpinë tonë, si : Shkrimet, kaseta, disa telefona që flisnin atëherë njerëzit nëpër shtëpija private, e shumëqka me vlerë.
Rasimi ishte një njeri i menqur, i urtë, i qetë, dhe i dëshiruar për miqësi dhe shoqëri kudo që ka qenë prezent.

Kjo krejtë nga se dëshiroj të iu kem në këtë Libër – Monografi për Rasimin, që do ta botoj dhe promovoj diku rreth datëlindjes së Tij, me dt.26.11.2021,

 

P.S.

Këtu do iu jap pak shenime të takimit tonë të parë, dhe rrjedha e familjes sonë.
Në Prizren ne u takuam për herë të parë me dt.05.05.1972, ku nga ajo ditë e njohjes sonë e gjer në vdekje ishim mishëruar dhe nuk u ndamë, gjer sa na ndau vdekja. (Martesa jonë ka qenë me 03.08.1975 me ceremony dasme të asaj kohe.
Bashkë kishim pesë fëmijë : Tri vajza e dy djem, ku më pas u bëmë gjyshër të 16-nipër e mbesave. Tetë nipër e mbesa i kemi në megrim në Hanover të Gjermanisë, dhe në Millano të Italisë, si dhe tetë nipër e mbesa i kemi në Kosovë.
Kështu që AI la pas një familje të mrekullueshme që është për lakmi, që lirshëm mund të them familje Margaritare.