[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ilir Vataj: Ridimesionimi i së djathtës, thelbi i egzistencës së demokracisë



Në gjithë periudhën kohore më shumë se çerekshekulli të pruralizmit politikë dhe të demokracisë, gjithmonë është shtruar pyetja, a egzistonë me të vërtetë e djathta në Shqipëri dhe në ç’farë dimensioni shtrihet ajo në politikën shqiptare?

Në aspektin formal e djathta ka disa parti politikë ku rolin kryesorë e ka luajtuar partia më e madhe opozitare dhe një serë partishë të tjera politikë që janë përfaqësuar në parlament në përiudha të ndryeshme me mbështetje të subjektit më të madhe politik, PD-së.

Prej vitesh, spektri i djathtës ka pasuar ndryshime thelbësore politike në qëndrim dhe në formë dhe ka qënë në fazën e degjenerimit të saj, sa dhe sot vazhdon në formën e shpërbërjes, dasisë dhe egzistencës së të djathtës në forma të ndryeshme sepse forca të së djethtës reale kërkojnë të jenë jetësore në politike, por asnjëherë kushtet nuk kanë qënë të favorshme, sepse terreni politik i së djathtës është i shpërfytyruar.

Të gjitha këto marëdhënje e kanë bërë të djathtën në Shqipëri pa formë sepse në qëndër të politikës së djathtë mungon thelbi i së djathtës që lind nga të drejtat në tërësi dhe kryesisht të drejtat themelore si e drejta e pronës, e barazisë në treg dhe e dimesionit të lirisë drejt velerave dhe ruajtja e tyre në të gjithë kornizimin ligjor.

Edhe demokracia në Shqipëri nuk erdhi si në vende të tjera ish- komuniste sepse në Shqipëri demokracia jo vetëm që erdhi me vonë se në vende të tjera ish-komoniste dhe  e fundit në Europë, por dhe e cungur, pasi ajo nuk erdhi natyrshëm, por demokracia shqiptare kaloj një proces njerëzorë të ideura nga disa eksponet të regjimit komonist dhe përshkoj rrugën e kalimit nga një pushtetit në diktaturë në pruralizëm politik.

Eshë pas 25 vitesh, ende jemi në të njëtin stard politik, përpjekjet për të bërë kalimin nga format e një regjimi në demokraci, pasi reminishencat e së shkurës, elementët e diktaturës, shpesh herë dalin në pah sa jo vetëm bëhen pengesë për demokracin, por shpesh herë ngjajnë se po kthehemi pas në diktaturë duke e mbajtur në këmbë formën e një regjimi, si një mostër që i bënë karshillëk vetë demokracisë, një makth që na ndjek dhe na shoqëron cdo ditë.

Kjo demokraci artificiale e ideuar nga ish-eksponentët e lartë të diktaturës bëri të mundur që të mos lindshin natyrshëm parti politike në bazë të shtresave sociale, konkurimit të ideve, por sajime të emra partish dhe emërime kryetarësh në krye të tyre dhe ruajn të njëtën formë si dhe ditën e krijimit, pa demokraci politike brenda tyre, duke e përcuar këtë mungesë demokracie në të gjithë dejet e shtetit.

Skaleta politike e ideuar nga eksponetët e regjimit diktatorial e përshkoi demokracinë e stirur nëpërmjet një boshti të vejtër ideollogjik dhe propogande, sa e shpërfytyrojë demokracinë duke e bërë atë të pakrahasueshme në asnjë vend të botës, madje është një rast unikal për t’u studiuar kjo lloj forme e demokracisë shqiptare e sajuar, se edhe ndërkombëtarët nuk po dalin ede në konkluzion real se ç’farë po ndodh me shqiptaret dhe politikën e tyre që gjeronë vazhdimisht konflik dhe pasiguri për shqiptarët, madje I mbanë ata të izoluar dhe të varfë përafërsisht si edhe në koh të regjimit komunist.

Në fakt, demokracia në Shqipëri është në të njëjtat faza si dhe dy dekada më parë, pasi politika në grup mohon të drejtën e pronës që është dhe nyeja që çliron energjin e duhur në një vend demokratik që bazohet te ekonomia e tregut dhe gjenerimin e investimeve si mundësi reale punësimi dhe mirëqenje.

Politika duke mbajtur nën tutel pronën dhe duke e kontrolluar atë me ligji dhe akte nënligjore që  nuk reshtin sa herë ndërrohen qeveritë bënë që shtresa sociale të mos ndahen natyrshëm, por në mënyrë të komonduar, pra njëfarë socializmi modern me metoda komuniste dhe i pasur është bërë ai që është i korruptuar, madje dhe kriminel dhe këta janë vetëm disa indivit duke thelluar hendekun e barazisë në mënyrë artificiale.

Ironia shkon përtej çdo parashikimi, madje në një kënd të qartë paradoksi, pasi kushtetuta e vendit e njeh të drejtën e pronësisë ndërsa politika dhe qeveritë mbajnë në pozitë ligjin 7501, si një marsë që mohon çdo të drejtë mbi pronën nga pronari, madje dhe përfituesit nga ky ligj nuk janë pronarë?

Por brutaliteti i demokracisë buron edhe nga Kodi Zgjedhor që kontrollon demokracinë shqiptare që ajo të mos jetë reale, por e kontrolluar, pasi vetë kodi zgjedhor gjeron kontrollin e vullnetit qytetarë, duke përjashtuar partitë politika nga mundësia e përfaqësimit real në zgjedhje, duke zbehur vullnetet qytetarë me mospërfaqësim në pushtet, duke vendosur barrjera, mos barazi në garë me një qëllim të vetëm mbajtjen në korrnizë të demokracisë së kontrolluar, pra në skaletën e vjetër ish-pushtetin në diktaturë.

Kjo nuk majafton, duhet edhe një tjetër formë kontrolli dhe ajo është realizuar nëpërmjet kontrollit të fjalës së lirë (në një gamë të gjerë), mediave të shkruara dhe vizive dhe madje dhe finacimi i sajteve onlin së fundmi nga klane politike për të kontrolluar dhe përdorur fjalën e lirë në interest ë pushtetit, pra një paralele e pastër me qëndrimin e diktaurës në përdorjen e mediave për demagogji dhe shuarjen e memories kombëtare.

Nuk ndalon këtu, por dhe format e regjimit janë të vendosura nëpërmjet formave të kontrollit njërëzor, pasi eksponet të regjimit diktatorial janë ende sot përfaqësues të lartë të politikës, pushtetit në tërësi, përfaqësues të institucioneve të larta të shtetit, madje zot të sistemit të drejtësisë dhe të parlamentit, sepse procesi i trasparencës me të shkuarën nuk është bërë asnjë herë.

Demokracia në Shqipëri vazhdon të kontrollohet nga i njëjti mekanizëm si dhe në vitet 1990-1991, kur kontrollohej nga ish-krerët e regjimit diktatorial, por që ka forma të tjera që herë ngjasojnë më të shkuarën dhe herë duken se janë të një procesi demokratik.

Shqipëria në trazicion, lloj sitemi apo një pushtet i shpikur nga politika shqiptare

E gjithë kjo panoram e shkurtër sjellë rezultatet e pushtetit për 25 vite në të quajturën demokaci, duke serviru një llojë shteti hibrit, ku i mungojnë parimet bazë të ndarjes së pushtetit, ku pushteti qëndror është në ralitet kontrolli absolut i cdo niveli tjetër pushteti, madje dhe i jetës së qytetarëve.

Kohët e fundit është parë një energji nga klasa politike, falë presionit të ndërkombëtarëve BE-SHBA që të ndërmerren reforma të mëdha për pavarësinë institucionale dhe kryesisht reformën në drejtësi, por ende politika e vjetër po reziston për ta zhbërë këtë përpjekje të ndërkombëtarëve dhe vetë vullnetin e shqiptarëve, dhe situata është në rrezik, pasi palët politike ndryshe flasin në publik dhe ndryshe mendojnë për reformën e vërtetë në drejtësi.

Mjerisht kjo gjendje rëndon mbi shqiptarët, e ndërsa politika llomoçitet në të shkuarën e vjetër të politikës sepse politika është në të njëjtën peshë politike, në të njëjtën filozofi, ku gjithëcka është bërë e pabesueshme, e paftyrë, madje nocionet e së djathtës dhe të majtës janë shkrirë në një, atë të psuhtetit dhe marrjen e tij me cdo kusht për ta përdorur nga një grup njërzish e për inters të disave dhe ne dëm të shqiptareve, sepse demokracisë i mungon thelbi, konkurimi në bazë të ideve dhe platformave politike e së djathtës.

Në këtë kuptim e djathta e ka humbur nocionin e saj dhe mjerisht në vend që të ngrihet vazhdon të degjeneroj, të rrjedh dhe të leshojë rrënjë të reja në vend se të konsolidohet në një të djathtë në të gjithë dimesionin e saj, nga ajo më konsevatorje, në qender, e djathta modern deri në kufinjt e respektimit të të drejtave sociale dhe ekonomike të qytetarëve.

Dimesionimi i të djathtës është thelbi i egzistencën e demokracisë sepse politikës shqiptare i mungon pikërisht oponenca demokratik, gjysma e mendimit të saj, pra e djathta pasi e djathta egzistuese merr forma, përshtatje jashtë natyrës së saj, madje deri të ngjasimi i plotë me të majtën dhe të duja bashkë me të shkuarën e regjimit që sapo lamë pas?!.

Demokracia është e mangur, jo vetëm se erdhi jo natyrshëm, por e djathta natyrale nuk po çliron energjinë e duhur për tu formatuar në një të djathtë të bashkuar si alternativë e domozdoshme ku të ngre parimet e së djathtës reale në Shqipëri.

Partia më e madhe opozitarë që është dhe përgjegjëse për këtë gjendje, pasi është mbështetur nga votat e së djathtës kërkon më parë ta marrë pushtetin në tavolinë me kombinime politike se sa me një alternativë të vërtetë konkuruese të së djathtës përballë të majtës që shpesh herë ngjanë me regjimin sesa me të majtën moderrn në Shqipëri.

Kushtet politike në Shqipëri për t’ju ofruar shqiptarëve një të djathtë të vërtetë janë më të përshtatshme se kurrë, vetëm se duhet që ku proces të jetë demoktaratik, përpjestues, gjithpërfshirës dhe një skalët e vertetë që i shërbenë demokracisë, qytetarëve shqiptarë dhe vetë Shqipërisë dhe integrimit të saj në Europë.

Dimesionimi i të djathtës i ka të gjitha mundësisë të bashkohet rreth bërthanmës së lindur në vitin 1991, duke nisur një proces demokratik, duke bashkuar vullnetet politike, indentitetet politike të çdo formë, çdo grup interesei apo subjekt politik në një platformë të së djathtës në të gjithë formën e saj të një të djathte perendimore, me alternativë qeverisëse, premtuere dhe mbi të gjitha një mundësi reale politike në vend.

Janë të gjitha kushtet dhe mundësitë për dimesionimin e të djathtës, janë të gjitha resurset intelektuale, praktikat perendimore që në bazë të parimeve të mëdha të demokracisë ku vullneti i qytetarëve të vendos për fatet e së djathtës së bashkuar si një platformë kombëtare edhe në kuptimin atdhetar, sot janë kushtet, nesër do t’u duhet qytetarëve që të luftojnë me formën e tyre të artë, revolucionin demokratik, proces i pa zhvilluar ende në Shqipëri.