[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ilir Vata: Fundi i politikës së vjetër, demokracia po merr kuptim



Përpjekja për të instaluar shtetin e së drejtës dhe institucionet e pavarura në Shqipëri janë hapi i parë për të shkëputur vendin nga tranzicioni i tejzgjatur, madje një hap i pazakontë për një shoqëri që xhiron prej dekadash në një tranzicion të shqoqëruar me një lloj shteti hibrit që ska të krahasuar në kohë, madje i konsideruar shtet monstër.

Reforma në Drejtësi është më shumë se një përpjekje e politikës për të intaluar pavarësinë e gjyqësorit dhe për llogjikë dhe kontrollin e saj, grantuar nga vetë pavarësia e sistemit të drejtësisë, sepse ajo rritën besimin qytetarë, çlironë energji pozitive për shqoqërinë dhe qytetarët për të qenë më produktive dhe më me vetëbesim ne jetën e tyre të biznesit apo investimit të tyre intelektual.

Por shtesë është dhe tendenca për trasparencë me të shkuarën, pasi janë bërë përpjekje maksimale përsa i përket nxjerrjes në dritë të së shkuarës diktatoriale si një mundësi për ta parë në sy atë regjim despotik e kriminal, pasi janë shënuar vepra muzeale që u finalizuan me muzeun Bunk’Árt 2 në Tiranë.

Por jo vetëm, sepse pati një përpjekje serioze për miratimin e ligjit të dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit dhe tashmë kemi një trupë që do të nxjerrë në dritë të shkuarën e fshehtë e tinzare të policisë politike të diktaturës, si një mundësi shërimi të shoqërisë dhe një pajtim kombëtarë e shoqëror për shqiptarët, për tej halmarrjes dhe urrejtjes, si mundësi për të njohur të shkuarën dhe garantuar zhvillimin e të ardhmes.

Një tjetër kurorë është dhe ligji i dekriminalizimit që pavarësisht rrekjeve politike për të marrë meritat, ai tashmë është aktiv dhe po jep frytet e veta ligjore për të nxjerrë jashtë politikës dhe pushteti njërëz të përfshirë me krimet në kohë të ndryeshme dhe akti i fundit I KQZ-së me heqjen e mandatit të dy deputetve dhe një kryebashkiaku është një dritë në terrin e të inkriminuarve.

Politika ka marrë një kthesë të papritshme dhe tashmë po lufton me vetën për t’u vetëpastruar nga mëkati në të shkuarën, krimin në pos-tdiktaturë dhe parandalimi i krimit në të ardhmen bashkë me korrupsionin, tashmë të konsideruar gangrenë që po grryen shqoqërinë dhe vetë shtetin.

E gjithë kjo situate nuk ka ndodhur vetëm nga qeveria dhe mazhoranca aktuale, por dhe opozita në shumicën e rasteve ka treguar vullnet të mirë sepse brenda opozitës egziston një pjesë e shëndoshë që po lëvizën politikisht për një politikë të re, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohin shqiptarët.

Dhe e gjitha kjo në saj të një interesi shtesë të SHBA-së dhe BE-së dhe institucioneve të saj në një përpjekje titanike për të vendosur drejtësi dhe kjo u finalizua me miratimin e ndryshimeve kushtetuese unanim nga Kuvendi i Shqipërisë dhe për të vijuar me tej me çlirimin e ligjit të vetingut dhe nisjen e një procesi të pandalshëm për të finalizuar institucionet e drejtësisë dhe ndëshkuar krimin dhe korrupsionin në vend.

Në këtë kuptim, politika e vjetër po shtegton me të shkuarën, sepse në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit, pak politikanë të inkriminuar do të arrinë të jenë në garën për deputet, pra është nisja e një sipari të ri për politikën shqiptare sepse një brez i ri politikanësh kanë marrë përgjegjësi për të dorëzuar pushtetin brezit tjetër, pikërish një stafetën që duhet të ndodhte edhe më parë?!.

Një pritje e gjatë në post-diktaturë por që ia vlejti, pasi shqiptarët lanë pas një regjim depotik dhe hasën demokracinë, lirinë dhe bollëkun dhe tani më janë në fazën e konsolidimit të të drejtave, drejtësisë, shtetit të së drejtës dhe vetë demokracisë.