Ilir Ferati zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Istog

Dega e Lidhjes Demokratike në Istog është bërë me kryetar të ri. Është Ilir Ferati, ai i cili është zgjedhur kryetari i ri pas vdekjes së Haki Rugovës.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.Abdixhiku ndër tjerash, Istogun e cilësoi si një ndër qytetet më të bukura në Kosovë.

LEXO EDHE KETE

E fundit: Shqipëria goditet nga tërmeti

Postimi i plotë:

“Sot, me bashkëpunëtorë, qëndruam në Istog – një ndër qytetet më të bukura të Kosovës. Aty mbajtëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor. Iliri, u zgjodh kryetar i ri i degës sonë në Istog”, ka shkruar Abdixhiku.

“Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë; por këto të Istogut na vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës. Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithherë”.

 

ngjashme