• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ikja e kosovarëve nga vendi në pesë vjetët e fundit, më së shumti u larguan vitin e kaluar

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Mbi 42 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin vjet. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kjo shifër është me e larta në pesë vjetët e fundit, rreth 30 mijë më pak se në vitin 2017. Shumica e tyre kanë qenë emigrantë legal. Por, cilat ishin arsyet që i shtynë ata të ikin nga vendi i tyre? Në cilat shtete emigruan dhe sa kosovarë ikën nga vendi që nga viti 2017?

Në kërkim të një vendi pune, studime, për bashkim familjar apo për t’u martuar, mijëra kosovarë e kanë braktisur vendin viteve të fundit, shkruan Botapress.info

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar para dy ditësh një raport për “Vlerësimin e Popullsisë për vitin 2021”, ku bëhet e ditur se vetëm vjet janë larguar mbi 42 mijë qytetarë.

Sipas këtij raporti, shumica e tyre kanë qenë emigrantë legalë dhe kanë emigruar në vende të Bashkimit Evropian, vende të EFTA’s (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.). Por, ka edhe të tjerë që kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqi apo Kanada.

“Emigrimi ndërkombëtar- numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2021 është vlerësuar të jetë gjithsej 42,728 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legalë. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërnguljes së përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada dhe vende tjera”, thuhet në raportin e ASK’së.

Gazeta Express ka analizuar raportet e ASK’së për emigrimin e kosovarëve gjatë viteve të kaluara. Bazuar në të dhënat e publikuara, në pesë vjetët e fundit kjo është shifra më e lartë.

Në vitin 2020 figuron se vendin e kanë braktisur gati nëntë mijë banorë. Në këtë duket se ka ndikuar situate me pandeminë COVID-19, ku shumica e shteteve kishin mbyllur kufijtë tokësor e ajror, përveç për shtetasit e tyre.

Arsyet e emigrimit edhe atëherë kanë qenë të njëjta.

“Emigrimi ndërkombëtar: numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2020 është vlerësuar të jetë gjithsej 8,724 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2020 ishin emigrantët legalë”, thuhet në raportin e kësaj agjencie për vitin 2020.

Para këtij viti, ikja e kosovarëve ishte në nivel shqetësues. Sipas raportit të ASK’së, gati 35 mijë kosovarë e kishin braktisur vendin në 2019’ën.

“Emigrimi ndërkombëtar: Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2019 është vlerësuar të jetë gjithsej 34,911 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2019 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme(kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovare kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada dhe vende tjera”, thuhet në raport.

Më pak kosovarë ishin larguar në vitin 2018. Numri i emigrantëve kosovarë atë vit ishte pak mbi 28 mijë.

“Emigrimi ndërkombëtar: numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2018 është vlerësuar të jetë gjithsej 28,164 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa më e madhe e emigrantëve për vitin 2018, ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Po ashtu, gjatë vitit 2018 një numër emigruan duke kërkuar azil (aplikuesit për herë të parë) në vendet e BE-së përfshirë vendet e Asociacionit të Tregtisë së Lirë të Evropës (EFTA)-ës. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovare kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Kanada, Turqi dhe vende tjera”, njoftonte ASK.

Shumë më pak qytetarë ishin larguar në vitin 2017. Bazuar në raportin e ASK’së për atë vit, nga Kosova ishin larguar mbi 11 mijë qytetarë.

“Emigrimi ndërkombëtar: numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2017 është vlerësuar të jetë gjithsej 11,263 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa më e madhe e emigrantëve për vitin 2017, ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Po ashtu, gjatë vitit 2017 një numër i konsiderueshëm emigruan duke kërkuar azil (aplikuesit për herë të parë) në vendet e BE-së përfshirë vendet e Asociacionit të Tregtisë së Lirë të Evropës (EFTA)-ës. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovare kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Kanada dhe vende tjera”, thuhet në raport./Gazeta Botapress.info/

 

Të ngjashme

Lajme

Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Lajme

Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Lajme

Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Ekskluzive

Receta shekullore e Djathit të Sharrit

nga Bota Press
7 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere
  • Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…
  • Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”
  • Receta shekullore e Djathit të Sharrit
  • Sveçla në Veri, i viziton policët që u ballafaquan me sulme para një jave, ua jep një porosi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.