[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Identifikohet ushtari që bëri shqiponjën, nuk është shqiptar! (Foto)



Mediat greke kanë shpërthyer sërish me gjestin e shqiponjës prej ushtarëve me origjinë shqiptare. Situata qesharake vazhdon ende, ku e cilësojnë shqiponjën si akt irredentist.

Kësaj here ky shqiptar i armatosur në një bazë ushtarake greke ka irrituar, por edhe shqetësuar fqinjin jugor të Shqipërisë.

Mediat greke kanë nisur të shpikin skenarë terrori duke ngritur teza se shqiptari në foto, prapa të cilit ndodhen tanket dhe avionët luftarakë mund të sabotojë ushtrinë e shtetit helen.

Ndërkohe, Shtabi i Ushtrisë thotë se e ka identifikuar ushtarin. Sipas shtabit, ushtari nuk është me origjinë shqiptare por nga Qipro.

Sipas shtabit, ushtari është identifikuar dhe ka shërbyer në ELDYK. Mediat greke raportojnë se ndaj tij do të ndiqen të njëjtat procedura si në rastin e 7 ushtarëve me origjinë shqiptare. /Tema/

Image