Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar se me ministrin e Shëndetësisë kanë rënë dakord për lirimin e masave anti-Covid.
Përderisa ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje rreth takimit që ka zhvilluar ministri Vitia me kryetarët e komunave.
Sipas njoftimit nga MSH ministri Vitia i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
“Në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, Ministri Vitia theksoi se sipas analizës epidemiologjike, jemi duke planifikuar lehtësimin e masave parandaluese konform realitetit në terren, gjithmonë duke tentuar balancën mes shëndetit publik dhe Ekonomisë”, ka thënë ai.