[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ibrahim Hameli: Për Rugovën



E dija që vdekja e Rugovës, në këtë datë, në vitin 2006 ishte humbje e madhe për Kosovën. Por nuk e dija që ishte humbje kaq e madhe.

Vlerat e udhëheqjes që ai përfaqësonte pothuajse vdiqën bashkë më të. Cilat ishin këto vlera? E para është besimi. Rugova ishte njeriu në të cilin mund të besoje në ato që thoshte dhe bënte. Ai nuk ishte hipokrit. Disa e quajtën tradhtarë, por të gjithë e dinë që kjo nuk është e vërtet. Ai kurrë nuk e tradhëtoi besimin e populli. Njerëzit i besonin sepse ishte i sinqert me ta, që ishte tjetër vlerë e tij. Këtyre dy vlerave u shoqërohet vlera e udhëheqësit të përkushtuar. Ishte i përkushtuar sepse kishte një mision me vlera për të realizuar: lirinë. Lirinë për njerëzit e tij, që do të kurorëzohej me shtetin e pavarur. Të luftosh për këto vlera, në një kohë dhe hapësirë armiqësore në Kosovën e robëruar nga Serbia kërkonte guxim dhe vendosshmëri. Vlera këto që janë fryt i diturisë. Mori guximin të udhëheq popullin drejt lirisë dhe pavarësisë sepse e donte popullin e tij. Por as serbët nuk i urrente. Ishte human me plot kuptimin e kësaj fjale. Nga kjo dashuri dhe dituria e tij lindi qasja paqësore në arritjen e qëllimit. Ai nuk dëshironte që njerëzit e Kosovës as të lëndohen e lëre më të vriten.

Në një rast Rugova i kishte kërkuar ambasadorit amerikan në Beograd, Zimerman, që të mos dal e të flas me njerëzit nëpër rrugë në Prishtinë nga frika se policia serbe mund të hakmirret pastaj kundër tyre. Lirinë dhe pavarësinë kërkonte ta realizonte në mënyrë paqësore, sepse ai nuk besone në parimin makiavelist “qëllimi e arsyton mjetin”. Jo vetëm qëllimi duhet të jetë me vlera, por edhe mjetet, ishte parimi i tij që duhet të jetë parim universal. Për shkakë të pacifizmit të tij e quajnë Gandi i Ballkanit. Por kjo nuk është edhe aq nderim për Rugovën. Rugova qëndronte me vlera më lart se Gandi. Gandi kishte edhe bindje raciste. Ai e kishte ndihmuar me ushtarë Anglinë në luftën e kësaj të fundit kundër revoltës së afrikanojugorëve në Luftën Boere. Gandi mendonte se të bardhët duhet të sundojnë mbi të zinjët. Pacifizmi i Gandit ishte më shumë strategjik se vler, tek Rugova ishte më shumë vler se strategji. Megjithatë Gandi është më i famshëm, andaj Rugova krahasohet me të. Vlerë e Rugovës si udhëheqës ishte edhe perceptimi i sakt i realitetit. Ai e dinte se kundër kujt po lufton. E kishte të qart që raporti i forcave ishte në anën e Serbisë, andaj ai kërkoi ndihmën e fuqive perëndimore. Udhëheqja e Rugovës në atë kohë realizohej në dy plane. Në planin e brendshëm, kërkonte deligjitimimin e sundimit serb. Rezistonte të merrte pjesë në institucionet serbe edhe përball kërcënimeve serbe, por edhe presionit ndërkombëtar. ShBA dhe Europa i kërkonin që të merrte pjesë në zgjedhjet serbe, por rezistonte. Edhe populli e mbështeste. E mbështeste sepse i besonte. Në këtë plan ai angazhohej për ndërtimin “de fakto” të shtetit. Në planin e jashtëm ai kërkonte mbështetje nga fuqitë perëndimore,sepse e dinte që historikisht asnjë shtet në Ballkan nuk është formuar pa përkrahjen e së paku një shteti të fuqishëm. Ishte menquri e tij përpjekja për miqësi me Amerikën dhe përgjithësisht orientimi i tij properëndimor. Në fillim të luftës në Bosnje, në Sarajevë ishte organizuar një protest. Protestuesit mbanin në duar flamujë të Iranit. Huntington(intelektual amerikan) e vlerësoi këtë veprim si gabim, sepse boshnjakët po i thonin botës perëndimore se Irani është aleati ynë.

Natyrisht kërkesat e Rugovës u përballën me një reagim armiqësor nga Serbia, dhe jo-miqësor nga ndërkombëtarët. Ideja e Kosovës së pavarur refuzohej nga bashkësia ndërkombëtare, madje edhe nga ShBA. Më e shumta ishte një lloj autonomie në kuadër të Serbisë. Rugova e refuzonte. Veç pavarësi. Të gjendur në këtë bllokad, kërkohej një rrugëdalje. Kjo rrugëdalje ishte lufta. Mundësin e konfliktit të armatosur e kishte parasysh edhe Rugova, por ai përpiqej maksimalishte që liria dhe pavarësia të arrihen pa luftë, duke ditur epërsin usharake që kishte Serbia. Nga lufta e UÇK-së dhe NATO-së, liria erdhi, pastaj edhe pavarësia. Ka të atillë që thonë se politika paqësore e Rugovës dështoi, sepse ishte gabim. Nuk ishte gabim, por përball asaj politike kriminale serbe, askush paqësisht nuk do të kishte sukses. Edhe Klintoni dështoi. ShBA u përpoqën me diplomaci(metodë paqësore e zgjidhjes së konflikteve) të bindin Millosheviqin, por kot. Njësoj dështoi edhe diplomacia europiane. E këto ishin shtetet më të fuqishme. Gandi në Indi kishte sukses në politikën paqësore, sepse kishte armikë anglezët. Anglezët i mësuan atyre idenë e lirisë, barazisë, pavarësisë, demokracisë. Gandi dhe India i përdorën këto vlera kundër anglezëve. Ata i mposhtën anglezët në ndërgjegjjen e tyre. Por përball një Millosheviqi pa ndërgjegjje, vlerat nuk kanë sukses. Shumë keq për të dhe Serbinë. Rugova i kishte ruajtur parimet e tij, pavarësisht rrethanava armiqësore ndaj tij. Fitorja e tij në zgjedhjet e pasluftës, është gati një mrekulli.

Disa mendonin se Rugova polikisht ka vdekur. Nuk ka të ardhme. Mirëpo u pa se kështu nuk mendonte shumica e popullit. Rugova mbijetoi për shkakë të vlerave të tij. Për shkakë të parimeve të tij. Populli e dinte që Rugova bëri më të mirën që mund të bëhej në ato kushte. Populli i besonte. Edhe pse i kritikuar nga të gjitha anët, nuk merrej me ta. Kjo ishte po ashtu vlerë e rëndësishme e tij. Për të e rëndësishme ishte Kosova dhe njerëzit e saj. Ai i vendosi të tjerët në qendër. Ishte unfikies e jo përqarës. Kosova e lirë dhe e pavarur ishte ideali i tij, dhe tërë përkushtimi i tij ishte në arritjen e këtij qëllimi. Rugova ishte udhëheqës parimorë dhe i tillë mbeti deri në fund. Këto që kam shkru nuk nënkuptojnë që ai duhet të adhurohet si profet siç bëjnë disa, e as të bëhet mit. Ai ishte thjesht një njeri, që ka bërë edhe gabime si gjithë ne, që udhëhoqi Kosovën në një kohë tepër të vështirë, dhe e bëri këtë me dinjitet. Për udhëheqësit e tillë, dobësia më e madhe nuk janë gabimet që i kanë bërë, por që nuk lënë pasardhës të llojit të tij. Jo vetëm Kosova, por edhe bota ka nevoja për udhëheqës me këto vlera.