[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

I riu në Dragash arrestohet pasi vodhi kabllo elektrike për t’i shitur



Myrfet Shasivari- Botapress, Prizren

 Se edhe pas 18 vitesh të konfliktit në Kosovë mbizotëron varfëria ekonomike e popullatës, dëshmon edhe ky rast që policia ka evidencuar dje në qytezën e Dragashit. Në fakt policë nga stacioni i atyshëm kanë njoftuar se kanë arrestuar një të dyshuar ngaqë i njëjti kishte vjedhur kabllo elektrike nga fabrika “Ramateks”.

I dyshuari i ka treguar policisë se kabllot, pasi i kishte vjedhur i kishte djegur ndërsa telat prej bakri e kishte ndërmend t’i shiste. Vlen të theksohet se i dyshuari është zënë në flagrancë pas marrjes së një informate anonime./botapress.info