Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë apel te qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit në pjesët ku janë shtuar vërshimet, transmeton Botapress.info
Ai ka thënë se kujdes duhet pasur nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve të mëdha.
”Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente,” ka shkruar ai.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme reshjet e mëdha të shiut kanë krijuar përmbytje në disa zona të vendit, sidomos në rajonin e Dukagjinit. /Botapress.info/