Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit. Gazeta , merr vesh se i plagosuri është A.H. (2007) I tërë rasti ka ndodhur derisa katër të mitur po qëndronin në një dhomë, të cilët ishin të afërm mes vete.
Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksit, ku më pas është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas është dërguar në spitalin Rajonal në Prizren.
Gjendja e të lënduarit është e rëndë dhe është në trajtim kirurgjik në Prizren./Botapress/