Pas një aksioni të organizuar Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjës së Komunës së Obiliqit.Para Zyrës së Gjendjes Civile vërehet një fluks i qytetarëve që po presin për shërbime. Por këto shërbime zyrtare nuk do të mund t’i ofrojë më njëri nga punonjësit e kësaj Zyre në Obiliq. I njëjti një ditë më parë u arrestua pasi u zu duke kërkuar favore nga një grua, në këmbim të ofrimit të dokumenteve.
Policia e Kosovës bëri të ditur se zyrtari në fjalë tashmë gjendet prapa grilave. Për rastin ishin informuar edhe krerët e Komunës së Obiliqit. Por ai tregon masat që kanë marrë ndaj punonjësit të tyre, dhe se cilat do të i marrin nëse ai shpallet fajtor.
Ndërkohë, qytetarët e Obliqit po shprehen të pakënaqur me shërbimet që u ofrohen nga Komuna. Ata thanë se ka mungesë profesionalizmi. Por kishte nga ata të cilët janë të kënaqur me punën e gjendjes civile. Dhe se nuk ndodhin vonesa.
Pavarësisht ankesave, për shkak të ardhjes së mërgimtareve objekti i gjendjes cilivile punon dy orë shtesë pas rritjes së numrit të kërkesave për këto shërbime.