Një person u tregua me shumë me fat që bleu biletën e lotarisë në një stacion karburanti në Illinois meqenese doli te jete fituesi i vetëm i xhekpotit 1.34 miliardë dollarësh Mega Millions – i treti më i madh në historinë e SHBA-së, thanë zyrtarët e lojës.Bileta u shit në Speedy Café Speedëay në Des Plaines, Illinois, tha Harold Mays, drejtor i Lotarisë së Illinois.
“Fituesi ende nuk është lajmëruar,” tha Mays gjatë një konference për shtyp të shtunën.
“Ne nuk e dimë nëse ata janë të informur se kanë fituar një çmim. Kështu që unë i inkurajoj të gjithë të komtrolloni biletën tuaj.”
Numrat fitues në shortin e së premtes ishin 67, 45, 57, 36 dhe 13. Topi i Mega Millions ishte 14.Fituesi misterioz ka 12 muaj nga shorti për të kërkuar Mega-çmimin e tij dhe 60 ditë për të zgjedhur opsionin e parave të gatshme ose pagesat vjetore.
Interesimi ëahë m në rritje sa që vlera u rrit rreth 60 milionë dollarë gjatë natës të premten përpara se rezultatet të shpalleshin herët të shtunën.Fituesit e tjerë me fat përfshinin një biletë për vendin e dytë të blerë në Neë Ëay Deli & Lottery Corp. në East Kingsbridge Road në Bronx me një vlerë relativisht të vogël 1,000,002 dollarë.
Fituesi ka mundësinë të marrë 1.34 miliardë dollarë gjatë 29 viteve, ose një shumë të përgjithshme prej 780 milionë dollarësh, pa taksat, tha Mays.Operatorit te stacionit të benzinës në Illinois ku u shit bileta fituese do t’u jepet një “bonus shitjeje” prej 500,000 dollarësh, shtoi ai.
Punonjësit në pikën e karburantit nuk pranuan të komentojnë.Xhekpoti ishte i dyti më i madh në historinë e Mega Millions, pasi kishte vetëm një bilete fituese prej 1.537 miliardë dollarësh në Karolinën e Jugut më 23 tetor 2018. Ky fitues mbetet i panjohur.
Xhekpoti rekord botëror prej 1.586 miliardë dollarësh u dha më 13 janar 2016 në lotarinë Poëerball. Ajo u nda nga fituesit në Kaliforni, Florida dhe Tenesi shkruan The New York Post përcjelle Botapress.