Avionët luftarakë gjermanë po kryejnë patrulla ajrore në qiell mbi Poloni, tha të martën Forca Ajrore Gjermane.
“Duke ruajtur qiejt mbi Poloni”, lajmëruan forcat ajrore gjermane në Twitter, me publikimin e një fotoje të një avioni luftarak në nisje, pa dhënë më shumë detaje.
Një zëdhënës ushtarak i tha Reutersit se avionët Eurofighter po fluturonin jashtë Gjermanisë mbi Poloni.Të hënën, Gjermania njoftoi se do të dërgonte avionë luftarakë të tipit “Tornado” dhe një avion patrullimi detar në zonën e Detit Baltik.