I fejuari e kërcënonte vazhdimisht, 19-vjeçarja nga Mitrovica gjendet e vdekur (Dyshimet)

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kosovë, ku një 19-vjeçare u dërgua pa shenja jete mbrëme në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku dyshohet se e reja ka kryer vetëvrasje.

Gazeta raporton se sipas informacioneve të para e ndjera vuante nga depresioni dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja e vetëvr asjes.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Spitali në Mitrovicë dhe kanë bërë të ditur se viktima është pranuar rreth orës 18:00, ku është konstatuar vdekja e saj.

Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht familjen, ndërkohë që mësohet se viktima ka qenë në depresion kohën e fundit për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se me vendim të Prokurorit kanë nisur hetimet për “Vdekje të dyshimtë”.

“Rreth orës 18:20, në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, nga familjaret e saj është dërguar pa shenja jeta viktima e moshës 19 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për vdekjen e viktimës. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”

Sipas informacioneve të para, e ndjera edhe një herë kohë më parë kishte tentuar t’i jap fund jetës.

ngjashme