Peja u trondit pasditen e djeshme nga një vrasje që ndodhi në lokalin “Zhara”, ku Xhevdet Januzaj dyshohet se e provoi nga jeta Gëzim Kastratin.
Gazeta mëson se Januzaj, i cili ndodhet në arrati që nga dje, do të vetëdorëzohet vullnetarisht në polici.
Dje Policia ka dhënë detaje nga kjo vrasje, ku ka treguar se shkak i plagëve të marra nga arma, Kastrati nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, kanë thënë dje nga Policia e Pejës./Botapress/