[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

I dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë ndodhet në arrati



Personi i dyshuar për plagosjen e dy personave në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, ndodhet në arrati. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha  se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Sipas mjekëve të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.

Pas pak detaje të reja nga ky rast.