[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

I dashuri e la, shikoni si i hakmerret 25-vjeçarja (Foto)



Një 25-vjeçare vendosi që të binte në peshë, pasi i dashuri i saj e la se ishte shumë e shëndoshë dhe duke i kujtuar një shprehje të Khloe Kardashian: “Të dukesh bukur është gjithmonë një avantazh”.

Sian Ryan nga Wellingborough, Northamptonshire, mbeti e mërzitur kur i dashuri i saj e la atë teksa ishin me pushime në Brighton.

Nga inati 25-vjeçarja u fut në palestër dhe brenda 18 muajve përgjysmoi peshën e saj. Sot është një femër seksi e lakmuar nga shumë meshkuj.

Ajo shpesh poston foto në rrjetet sociale, ku tregon se si ka qenë dhe si është tani. Në këtë mënyrë, Sian dëshiron që të inspirojë edhe femrat e tjera që kanë problem peshën e madhe, transmeton shekulli.

Ajo ka shtuar se nuk ka fare interes që të kthejë ish-të dashurin sërish të vetja.