• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Hysni Gucati s’ishte në ceremoninë e varrimit të babait, ndodhet në Hagë

nga Bota Press
28 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, në fshatin Morinë të Skenderajt, është varrosur sot Avdullah Gucati, babai i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili mungoi në ceremoninë e varrimit.

Në emër të familjes foli, Abdyl Imeri, mik i familjes Gucati, i cili ka treguar biografinë e të ndjerit.

“Lajmi për vdekjen e bacit Avdullah, ishte lajm i cili preku thellë në zemrat dhe shpirtrat e familjarëve, miqve, shokëve dhe çdo qytetari të cilët e kanë njohur atë, jo vetëm në Drenicë por edhe me gjerë”, tha ai.

Ai shtoi se Avdullah Hasan Gucati ka lindur në fshatin Marinë më 7 mars 1939, vjen nga një familje me vlera të mëdha patriotike dhe atdhetare. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20.

“Gucati ishte persekutuar nga regjimi serb i kohës, Avdullahu kishte 3 vëllezër dhe një motër. Ishte babai i 13-të fëmijëve. Kur Kosova kishte më së shumti nevojë dhe njerëz të fortë, Avdullahu së bashku me djalin Hysniun iu bashkëngjiten radhëve të UÇK-së, për deri sa djali Hysniu luftonte në Drenicë, Baci Avdullah kishte mërgimin dhe kthehet në Kosovë, në Koshare deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës”, tha ai

Ndërsa, Ilmi Gucati, djali i të ndjerit për fund ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, pa dallim.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, shprehi ngushëllimet e tij, ku tha se bashkëndjejnë me familjen Gucati.

“Bashkndjejmë dhembje për ndarje nga jeta të prindërit tuaj. Ju keni dëshmuar edhe në të kaluarën dhe vazhdimisht qendrës dhe merzive me momentet që kanë prekur thellë, ndjenjat tuaja dhe tonat njëkohësisht. Ngjarjeve të cilave iu paraprin urdhri i Zotit janë më lehta të përballueshme se ato që shkaktohen nga qenia njerëzore e të cilat padrejtësisht po i vuajnë sot Hysniu, Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi, Hasimi e shumë bashkëluftëtarë të tjerë që kanë kaluar nëpër këto sfida”, tha ai.

Ushtrues detyre i OVL-së, Faton Klinaku, shprehi ngushëllime familjes në emër të organizatës, duke thënë se është dhimbje e madhe jo vetëm për familjen po për të gjithë.

“Baca Avdullah shquhej për guximin e tij, ishte gjithmonë i gatshëm që të jepej aty ju e kërkonte populli dhe atdheu i tij. Ai ishte luftëtarë në brigadën 138 të “Agim Ramadani”, të UCK-së, periudha pasluftës nuk ishte fare e lehtë, mirëpo baca Avdullah nuk u dorzu përball sfidave të jetës dhe as përballë shumë padrejtësive të cilat me arrestimin e pjesëtarëve të UÇK-së, ndër ta edhe djali i tij Hysniu”, ka thënë ai.

Tags: Gucati varrimiHysni Gucati

Të ngjashme

Lajme

Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Ekskluzive

Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë, sot ndjej keqardhje për bashkëluftëtarët

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.