Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka folur për programin e partisë së tij në rast të qeverisjes në komunën e Gjilanit pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Hyseni ka thënë se ndryshime do të bëhen sidomos në fushën e Arsimit. “Programi jonë ndërlidhet secila pikë me tjetrën. Drejtorin aktual e kemi pasë pa asnjë ditë në arsim. Drejtori i Arsimit duhet të jetë njeri i fushës së arsimit me përvojë. Ndryshe nuk mund të ketë zhvillim të arsimit Përzgjedhja e drejtorëve nuk mund të bëhet përmes preferencave politike”, ka thënë Hyseni.
Hyseni tha se kjo komunë ka probleme bazike në arsim duke filluar nga infrastruktura e shkollave. Ai tha se shumë shkolla në Gjilan që nuk janë në gjendje të mirë fizike për nga ndërtimi.