[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hungaria shënon rekord të rasteve ditore të Covid-19



Të shtunën, autoritetet shëndetësore në Hungari njoftuan se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 916 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve në vendin e Evropës Qendrore që nga fillimi i pandemisë dhe është 25 për qind më e madhe se rekordi i kaluar prej 716 rasteve për një ditë, shkruan The Guardian.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka marrë një qasje më pak të përgjithësuar ndaj pandemisë gjatë valës së dytë, sepse masat e kufizimit i ka caktuar më shumë në bazë të rasteve individuale.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin Facebook të shtunën, shefi i qeverisë hungareze tha se qëllimi nuk është vetëm të shpëtohet jeta e njerëzve, por edhe të ruhet funksionimi i vendit.

Gjatë qerekut të dytëë të këtij viti, ekonomia e Hungarisë u tkurr për 13.6 për qind, që është shifra më e lartë në rajon. Kryeministri Orban kishte siguruar pushtet ekskluziv në një periudhë të pandemisë, duke i justifikuar kompetencat shtesë me nevojën për kontrollimin e situatës.