Janë të shumta rastet kur raportohet për zhdukje të qytetarëve.Së fundi një qytetare ka raportuar se babai i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
E njëjta ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që nëse e shohin të lajmërojnë atë.
Ajo në detaje ka përshkruar se çfarë kishte veshur i njëjti në momentin kur është larguar nga shtëpia. Burri në fjalë thuhet të jetë nga Prishtina, transmeton lajmi.net.
“Personi në foto është babai im dhe është në gjendje depresive. Sot rreth ores 9:00- 10:00 është larguar nga shtëpia dhe nuk e dijmë ku gjendet. Veshur ka jakne të zezë, farmerkat dhe puma të kuqe. Poashtu kjo foto është bërë para një viti. Tani mjekrra dhe flokët i janë rritur. Nëse dikush e sheh ju lutem më lajmëroni në nr. 045 545 319 Ju faleminderit”, ka shkruar ajo.