Ka humbur jetën në moshën 62-vjeçare, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Javori nga Llazica e Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin një bashkëfshatar i të ndjerit.
Ndërkohë, një familjar i ka thënë KOHËS se para rreth 3 javësh Javori ishte infektuar me virusin korona por pas rreth 2 javësh ai kishte rezultuar negativ dhe ishte liruar nga Spitali.
“Lajmin e pritëm me trishtim të thellë”, ka thënë drejtori Javori.
Edhe OVL e UÇK-së në Malishevë, ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit Haki Javori duke i shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë veteranëve të UÇK-së.