• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Hoxhaj: Nëse zgjerimi i BE ngec, duhet parë me prioritet integrimi mbarëshqiptar

nga Bota Press
26 Nëntor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se nevojitet një grup pune për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tij marrëveshjet për çështje “ekonomike dhe tregtare hasin pengesë” në zbatim duke shtuar se “vullneti politik është më i madh se sa kapaciteti për t’i zbatuar ato”.

Hoxhaj gjatë një interviste për Euronews Albania tha se partneriteti mes dy shteteve shqiptare duhet parë në raport me procesin e integrimit evropian.

“Partneriteti mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet parë dhe në rrafshin e asaj që ndodh me integrimin evropian. Nëse BE e sheh zgjerimin në Ballkanin Perëndimor të pamundshëm në këtë kohë, atëherë integrimi mbarëshqiptar do të duhet të jetë prioritet”, tha Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm shtoi se edhe nëse ndodh hapja e negociatave me Shqipërinë, zgjerimi nuk do të jetë prioritet i BE ndaj duhet zgjeruar bashkëpunimi i brendshëm.

“Nëse BE nuk zgjerohet drejt Kosovës dhe Shqipërisë, jam i idesë që Shqipëria dhe Kosova të zgjerohen ndaj njëra-tjerës në rrafshin politik, ekonomik dhe tregtar”, deklaroi Hoxhaj.

Ndonëse në mbledhjet e përbashkëta është folur shumë për ndërtimin e një hekurudhe që lidh dy vendet, sipas z. Hoxha, Shqipëria dhe Kosova së pari duhet të përfundojnë “Rrugën e Kombit”.

“Rruga e Kombit duhet të jetë një projekt i përfunduar pasi ka pjesë që nuk janë përfunduar në të dy anët. Përfundimi dhe lidhja me autostradat rajonale do ta kthente në një korridor ndërkombëtar”, tha ai duke shtuar se hekurudha mbetet një “qëllim afatgjatë”.

Për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Hoxhaj thotë se në rrafshin politik dhe diplomatik nuk sheh asnjë problem por në ndërtimin e një tregu të përbashkët ekonomik, arsimor dhe kulturor mbetet ende shumë për të bërë.

Lidhur me bisedimet me Serbinë, sipas z. Hoxhaj njohja e ndërsjellë duhet të realizohet sa më shpejt pasi “BE dhe SHBA kanë prioritete të tjera” dhe kjo mund ta vështirësojë arritjen e një pakti në të ardhmen e largët.

Tags: Enver HoxhajKosovaSHBA

Të ngjashme

Lajme

Bekim Jashari reagon pasi Specialja i dënoi Gucatin e Haradinajn

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Kosovë

Raporti 24-orësh për koronavirus, rritet numri i të infektuarve

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Kosovë

Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden

nga Bota Press
18 Maj, 2022
Lajme

Shokon hetimi mbi avionin e rrëzuar kinez: Piloti e përplasi qëllimisht

nga Bota Press
18 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Bekim Jashari reagon pasi Specialja i dënoi Gucatin e Haradinajn
  • Raporti 24-orësh për koronavirus, rritet numri i të infektuarve
  • Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
  • Shokon hetimi mbi avionin e rrëzuar kinez: Piloti e përplasi qëllimisht
  • Lideri çeçen shpreh hapur kënaqësinë: Gjithçka po shkon sipas planit, do e shpëtojmë Ukrainën nga ‘shejtanët’

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.