[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoxhaj në takimin me ambasadorin e Britanisë: Do jemi opozitë konstruktive



Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Gjatë takimit sipas PDK-së u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, dhe për sigurimin e vaksinës anti-Covid për popullatën dhe ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e vendit.Hoxhaj ka premtuar opozitë konstruktive dhe ka theksuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

Njoftimi i plotë nga PDK.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Muzafer Shala, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, ku u shpreh shqetësimi për vonesën në sigurimin e vaksinës anti-Covid për popullatën dhe ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e vendit.

Tutje, Hoxhaj dhe Abbott kanë folur edhe për situatën aktuale politike në vend, pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.Hoxhaj duke thënë se PDK do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, ka theksuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.Ai ka falënderuar ambasadorin britanez për mbështetjen e dhënë Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se vendit i duhet edhe më tej përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë në aspektin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit./Botapress/