Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se dikasteri i saj dhe institucionet e tjera të vendit kanë bërë krejt çka ka qenë e mundur për të ndihmuar në lirimin, ish-kryeministrit të Kosovës e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Kur flasim për ndalimin e Ramush Haradinaj në kemi bërë gjithçka që është e mundur”, ka thënë Hoxha në emisionin “Puls” të KTV-së, teksa ka shtuar se në drejtim të homologut të saj në Francë ka nisur kërkesa për lirimin e Haradinajt.
“Ne kemi kërkuar po ashtu nga INTERPOL-i pastrimin listave ku kërkohen rreth 22 persona”, ka thënë ajo, transmeton GazetaBlic.
Ramush Haradinaj po mbahet në Francë, pasi u ndalua nga autoritetet e atjeshme bazuar në një urdhërarrest që Serbia e ka lëshuar për të që nga viti 2004. Ai u lirua nga paraburgimi pas mbajtjes tetë ditëshe, me kusht që të mos lëshojë Francën dhe të paraqitet dy herë në javë në polici.