[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoxha nga Maqedonia ligjëron me plisë të bardhë në kokë (Foto)



Hoxha Zekeria Idrizi nga Maqedonia ka thyer disa shabllone të se kaluarës duke ligjëruar para besimtarëve me plisë të bardhë në kokë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai thotë se, në xhamitë tona duhet të inkuadrojmë frymën kombëtare hoxhëtahsiniane e vehbidibriane, në mënyrë që t’mposhtim instruksionet djallëzore vasaçubrolloviqiane.

“Unë nuk u nënshtrohem udhëzimeve të akademikut serb Vasa Çubrilloviq i cili në librin e tij “Shpërngulja e shqiptarëve” ndër të tjerash thotë: “Për t’i shpërngulur me sukses shqiptarët nga vatrat e tyre ne duhet t’i vëmë nën ndikim hoxhallarët veçan në viset rurale, sepse fjala e tyre ka ndikim te masat analfabete…në këtë mënyrë realizohet në mēnyrë efikase megalo-ideja jonë për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe kolonizimin e tokave të tyre…”… ky elaborat famëkeq serb ka patur sukses, mjerisht, sepse vuri në shërbim shumë hoxhallarë tradhtarë të Atdheut tonë, të cilët propagonin jetën parajsore të Turqisë ndër shqiptarë…”, shprehet ai.