Ambasadori i deritanishëm i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova.
Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë.
“Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si Zëvendës Shefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, shkroi ambasadori amerikan në X.