[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti: Riklasifikimi i veteranëve do të bëhet deri në fund të majit



 

Në takimet e fundit që ka pasur Avdullah Hoti, me drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar i është kërkuar që deri në fund të majit të bëhet riklasifikimi i veteranëve të luftës.

Ky klasifikim sipas tyre duhet të bëhet në bazë të kohëzgjatjes së shërbimit të veteranëve ne luftë, njofton Klan Kosova.

 

Gjithashtu FMN ka kërkuar plotësimin e Ligjit për Invalidët deri në fund të majit dhe ai të bëhet në përputhje me Ligjin për Aftësi të Kufizuara.

 

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova do të plotësojë këto kushte deri në fund të majit që pastaj vendi të futet në programin e ri të FMN, njofton Klan Kosova.

 

Program i ri nuk do të thotë që Kosova do të merr kredi të tjera, por FMN do ta ndihmojë Kosovën në reformimin e sektorit të skemave sociale dhe do ta ndihmojë në kompletimin e legjislacionit në këtë fushë.

 

Hoti, ka thënë se pavarësisht zhvillimeve politike në vend, program i FMN duhet të vazhdohet pasi kjo ndikon në reformimin e ekonomisë së vendit.