Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur, Andin Hoti, ka dhënë detaje rreth vizitës dy ditore në Bruksel të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e kanë ftuar Lajçak për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqin çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket “shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së”.
“Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti.
Hoti po ashtu thotë se kanë kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.Ky është statusi i tij i plotë:Të dashur familjarë të personave të zhdukur me forcë,
Të nderuar qytetarë,Pas vizitës dy ditore në Bruksel më lejoni t’iu informoj lidhur me takimet dhe angazhimet e delegacionit të kryesuar nga zv. Kryeministri z. Besnik Bislimi, për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë që na mungojnë.Takimi i parë është mbajtur në mes të z. Miroslav Lajçak, z. Besnik Bislimi, dhe meje si Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.Takimi i dytë është mbajtur në mes të z. Lajçak, z. Besnik Bislimi dhe z. Petkoviç.Në të dyja takimet janë trajtuar këto tema:
– Është njoftuar z. Lajçak lidhur me procesin e deritashëm, progresin dhe sfidat që po hasim në zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë;– Kemi kërkuar që fati i këtyre personave të trajtohet si çështje imediate dhe humane;– Kemi kërkuar intensifikim të bashkëpunimit në shkëmbimin e informatave, dinamikë të shtuar të takimeve tona, qoftë nevoja edhe për çdo muaj, jo vetëm 2 herë në vit siç ka qenë deri tani;– Kemi kërkuar gjithashtu garanci, rritje të presionit ndaj Serbisë dhe afat kohor për procesin, sepse zbardhja e fatit të të pagjeturve nuk mund të lejojmë të zvarritet pafundësisht;– Pasi që Serbia ka qenë e organizuar në nivel shtetëror me organet dhe forcat policore e ushtarake, si dhe me njësi paramilitare që kanë vrarë e masakruar anë e kënd Kosovës, duke i kidnapuar e zhdukur me forcë mijëra persona, ne kemi kërkuar qasje të plotë në arkivat shtetërore të Serbisë, veçanërisht në arkivat e ushtrisë dhe policisë gjatë kohës së luftës në Kosovë;– Lidhur me arkivat, pas dakordimit të palës serbe, kemi ofruar bashkëpunim të plotë dhe e kemi ftuar z. Lajçak për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket ‘shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së’. Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson çasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë.– Po ashtu, kemi kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur;– Kemi kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të raporteve të ADN-së, pas identifikimit të trupave nga varreza masive e Kizhevakut, në mënyrë që të njoftohen familjarët, si dhe të bëhet urgjentisht riatdhesimi i trupave në Kosovë.Këtë njoftim po e bëjë për t’i informuar familjarët e personave të zhdukur me forcë lidhur me diskutimet dhe kërkesat tona në Bruksel, si dhe për të evituar çdo keqinterpretim apo keqkuptim që mund të shfaqet në komunikimet përmes mediave.Politizimi i kësaj çështje, e sidomos i takimeve tona në Bruksel, nuk i bënë nder askujt dhe nuk e ndihmon procesin dhe ndjeshmërinë që ka kjo temë.Shpresoj në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e spektrit politik kur janë në pyetje edhe 1632 persona që na mungojnë.