Hoti: Kurti më quante kryeministër Koti, por po del që kryeministër Koti është vetë ai

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit, lidhur me deklaratën e këtij të fundit se Avdullah Hoti ishte “kryeministër koti”.

Hoti në emisionin ‘Pressing’ tha se tani po del që “kryeministër koti” është Albin Kurti. Ai theksoi se Kurti ka sjellë shtetin e Kosovës në situatë kritike.

LEXO EDHE KETE

Haliti: Qeveria të tërhiqet nga vendimi për targat, konflikti të shmanget

“Kryeministri aktual ma ndërronte edhe mbiemrin, më quante kryeministër Koti, tash po del që kryeministër KOT është ky njeri(Albin Kurti). Dy vjet e merr situatën e normalizume dhe e bjen situatën drejt pikës kritike me marrëdhëniet me ShBA’të. E bjen situatën kritike në proces të dialogut“.

Ndryshe, në qershor të viti 2020, Kurti përmes një videoje kishte thënë se s’do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës, për atë që e ka shkarkuar sa ishte kryeministër në detyrë. Ai po ashtu Qeverinë Hoti, e kishte quajtur ‘qeveri koti’./Botapress.info/

ngjashme