• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Hoti: Kurti kritikonte qeverinë e LDK-së për pandeminë, tani po hesht

nga Botapress.info
28 Gusht, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, konsideron se situata me COVID-19 në vend është tepër e rëndë.

 

Sipas tij, në kohën kur ai drejtonte shtetin, pushteti i tanishëm shfrytëzonte politikisht gjendjen me pandeminë për ta sulmuar ekzekutivin e tij, derisa thotë se tash kur gjendja është më e rëndë kryeministri Kurti dhe ata që sipas tij i shkojnë pas, po heshtin.

 

 

“Fatkeqësisht, këta që tani janë në pushtet e kanë shfrytëzuar politikisht këtë fatkeqësi për ta sulmuar qeverinë e kaluar të udhëhequr nga LDK-ja. Duke shfrytëzuar numrin e rasteve me fatalitet në verën e vitit të kaluar, shumë prej tyre shanin dhe kërkonin dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë duke ia shtrembëruar mbiemrin në formë fyese. Në studio të disa medieve në atë kohë bëhej thirrje për arrestimin tim”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.

 

“Në raportimin në Kuvend për 100 ditë të qeverisjes, kryeministri aktual krahasonte shifrat e të infektuarve dhe atyre me fatalitet në ditët kur e mori detyrën në fund të marsit 2021 me shifrat pas 100 ditë të qeverisjes për të treguar se si po e menaxhojnë pandeminë. Sot, ky dhe ata që i shkojnë pas janë të gjithë të heshtur”.

 

Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHP.

 

“Unë u bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë dhe të respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHP. Është për keqardhje që vaksinimi është koncentruar në vetëm një qendër për komunë. Në ‘Planin për imunizim kundër COVID-19’ të janarit 2021 në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja, vaksinimi ishte planifikuar të bëhej në rrjetin e qendrave të mjekësisë familjare dhe ambulanta në mbarë vendin”.

 

“Përveç vaksinimit dhe respektimit të masave, nuk ka rrugë tjetër për t’u përballur me situatën. Ne po e ndajmë fatin e gjithë botës në përballje me këtë pandemi. Lutemi dhe mbesim me shpresë që ta tejkalojmë këtë pandemi sa më parë së bashku”, tha ai.

Të ngjashme

Aktuale

Kur do të themelohet Instituti për krime lufte, flasin nga Ministria e Drejtësisë 

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Aktuale

Anija me grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë, ja kur mbërrin në Portin e Durrësit

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Aktuale

Kur Albin Kurti shkruante letër nga qelia: “O Republikë, o Zajednicë!”

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Aktuale

Me shkrim dhe gojë: Zyrat e Osmanit e Kurtit shpallin tenderë të njëjtë, japin rreth 150 mijë euro për përkthime

nga Bota Press
8 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Dita po zgjatet dhe shkencëtarët ende nuk e dinë shkakun
  • Pique e Shakira më në fund e gjejnë gjuhën e përbashkët
  • Duhet ta dini patjetër: Kjo është koha më e mirë për të mbushur makinën me karburant
  • Nëna e Rita Orës nga bregdeti duke e shijuar ‘çajin e rusit’: Qaji rrallë po për mall
  • Një amerikane në Kosovë: Janet Reineck, kujtime nga Kosova – 1981-1997

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.