Nesër fillon Viti i Ri shkollor dhe sipas ish-kryeministrit Avdullah Hoti gjendja në fushën e arsimit është më shumë se keq.
Hoti, në një grafikon të postuar në Facebook i ka renditur premtimet e Qeverisë Kurti dhe sipas shënimeve del se mbi 90% të premtimeve nuk janë përmbushur, shumica prej tyre as që kanë filluar dhe vetem 4 prej ketyre premtimeve janë përmbushur pjesërisht dhe asnjë plotësisht, shkruan Hoti, përcjellë Botapress.
Ja postimi i Hotit në Facebook:
Ja premtimet dhe realizimi i tyre për fushën e arsimit. Nesër nis viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie. Nuk do koment.
Kësaj liste i shtohet edhe dështimi në furnizim me libra në kohë dhe me kosto të ulët, duke pamundësuar nisjen mbarë të vitit shkollor. Dialogu me sindikatat ka munguar plotësisht, duke pamundësuar përgatitjen e kontratës së re kolektive. Të mos flasim për rishikimin e vazhdueshëm të cilësisë së librave dhe materialeve e qasjeve në mësimdhënie, apo për pajisjen e secilës shkollë me pedagogë, psikologë e staf tjetër ndihmës për mësimdhënësit dhe nxënësit.