[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Horror” në SHBA (FOTO)



Në një video të frikshme duken mijëra zogj të zinj duke fluturuar të çorientuar në qiellin e Hjustonit, në SHBA. Një nga shoferët kapi në video momentin kur zogjtë qëndronin mbi udhëtarët në qiellin gri.

Në video, zogjtë ishin bërë në një formacion që përngjante me gjarprin ndërkohë që endeshin sipër makinave dhe largoheshin nga qyteti.

Trafiku u anua në një anë të rrugës, ndërkohë që shumë makina e ulën shpejtësinë për shkak të zogjve që fluturonin me furi. Disa nga zogjtë u ulën për të pushuar në ndarësen e rrugës.

Tufa e formuar e zogjve që u formua dukej si një skenë e shkëputur nga një film horror i Alfred Hitchcock ku mijëra zogj terrorizuan qytetin e vogël të Bodegas.