[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Horror në dasmë: Burri ecën pas çiftit të ri dhe më pas ndodh hataja (Video)



Në mes të një ceremonie martesore në një kishë në Brazil ka ndodhur një incident më të shtëna armësh ku janë plagosur tre persona.
 Sulmuesi i identifikuar si Umberto Ferreira dos Santos, pseudonim i njohur ky nga filmimet e të shtënave në kishën e qytetit Limoeiru de Anadija

Videoja tregon se si Santos ec prapa nuses dhe dhëndrit ku duket se dëshiron të ulet në rendin e dytë. Më pas ai merr armën e tij dhe fillon të shtënat.

Objektiva e tij ishte Edmilson da Silva të cilin e ka akuzuar përgjegjës për vdekjen e djalit të tij para se ta qëllonte.

Për shkak të kaosit kamera është kthyer nga tavani dhe nuk shihet qartë se çfarë ndodhë por dëgjohen vetëm britmat.

Pas të shtënave dos Santos ka ikur ndërsa tre të plagosurit u dërguan në spital.

Policia ka thënë se motivi i kësaj vrasje në tentativë është hakmarrja. Edmilson da Silba ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e djalit Santo, mirëpo nuk ishte dënuar asnjëherë./Lajmi/