Holanda ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar në vitin e ardhshëm.
Tulipanët e mposhtën Norvegjinë me rezultat 2-0, për të siguruar kalimin nëpërmjet vendit të parë në grup.Golat e fitores i shënuan Bergwijn në minutën e 84-të dhe Memphis Depay në minutën e 90+1.
Teksa në përballjen tjetër në këtë grup, Turqia ka shënuar fitore ndaj Malit të Zi, me rezultat 2-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Fatos Beciraj për malazezët, por më pas turqit u rikthyen duke e përmbysur rezultatin, në minutën e 22-të, Akturkoglu e barazoi rezultatin, teksa në pjesën e dytë Kokcu e shënoi golin e fitores për turqit.
Turqia pas kësaj fitore renditen në vendin e dytë në grup dhe do të kërkoj kualifikimin përmes play-offit, i cili do të organizohet në vitin 2022, në muajin mars.