[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hivzi Islami jep premtimin: “Do të punojmë për heqjen e kësaj dileme lidhur me kufirin me Malin e Zi”



Hivzi Islami pas emërimit si kryetar i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës  ka theksuar se kjo detyrë nuk është fare e lehtë ngase materia është komplekse dhe tash e dy vite kjo është zhvilluar nëpër debate me tensione të larta.

“Do të punojmë për heqjen e kësaj dileme lidhur me kufirin me Malin e Zi. Komisioni nuk do të merret me shkaqet politike, pasi ka të bëjë vetëm me matjen e territorit të Kosovës të të gjitha zonave kadastrale”, ka theksuar ai.

Islami ndonëse është i afërt me kryeministrin e vendit, ai tha se do të qëndroë larg ndikimeve politike.
Ndërkohë që ka sulmuar opozitën duke thënë se “është për keqardhje që ftesës së kryeministrit nuk i janë përgjigjur subjektet opozitare të cilat kanë qenë kundërshtuese të këtij procesi”.