[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hivzi Islami: Akademik Idriz Ajeti simbolizon një epokë të Albanologjisë



Akademik Hivzi ISLAMI 
 
 
AKADEMIK IDRIZ AJETI SIMBOLIZON NJË EPOKË  ALBANOLOGJISË 
 
(NË 100-VJETORIN E LINDJES) 
 
Të gjitha kohët e shkuara për shqiptarët ishin  rënda, ndërsa për intelektualët dhe krijuesit e tyre në gjithë hapësirën gjeoetnike edhe   ndera. Por dijetarët dhe intelektualët tanë ishin njerëz  tjerë,  veçantë, kontributdhënës,  dinjitetshëm ndaj vetvetes dhe  tjerëve. I donim, i respektonim, mësonim nga veprat e tyre, i konsideronim model  njerëzve të ditur, sepse ishin vërtetë  mëdhenj, nder për kulturën 
dhe kombin tonë. 
Profesor Idriz Ajeti është njëri ndër ta, me një të veçantë fatlume për të dhe për ne  pati shëndet  plotë dhe jetë  gjatë, duke shkelur pikërisht sot, më 27 janar,   njëqindat. Urime profesor dhe rrofshi sa malet!  
Kur përmendet emri profesor,  mjedisin tonë akademik, kulturor e shoqëror  gjithë e dinë se bëhet fjalë për profesor Idriz Ajetin, sikur  Tiranë që dikur me emrin profesor njihej Profesor Eqrem Çabej. Historia e gjuhësisë, e shkencave albanologjike dhe e kulturës shqiptare nuk mund  merret me mend pa profesor Idriz Ajetin. Prof. Ajeti, me atë lagje  vogël, por  fortë intelektualësh, dijetarësh dhe patriotësh të 
Kosovës, çfarë ishin Esad Mekuli, Mark Krasniqi, Ali Hadri, Anton Çetta, Gazmend Zajmi, Dervish Rozhaja, Fehmi Agani e shumë  tjerë,  mbështetur nga faktori politik kosovar i kohës, me punë, mund e sakrifica  mëdha, i ngritën institucionet arsimore e shkencore dhe i mbajtën gjallë veprimtaritë kulturore e shoqërore të Kosovës dhe qenien kombëtare, gjithnjë brenda synimit kolektiv për emancipim dhe përparim  kombit shqiptar. 
Prof. Idrizi, si doktor i parë i shkencave në Kosovë dhe si intelektual i radhëve të para, kudo  gjendej dhe vepronte, impononte dhe pushtonte me butësinë, qetësinë, shembëllesën e mirësisë, optimizmin dhe pamjen prej intelektuali.  
Profesor Idrizi Ajeti ka një rrugë  ngjeshur jetësore, shkencore dhe intelektuale. Jetoi, veproi dhe krijoi, thënë kushtimisht,  tri regjime, si tri epoka,   cilat kombi dhe kultura shqiptare përjetuan zhvillime dramatike: ngritje dhe rënie, prosperitet dhe ngufatje. Ai e përjetoi rrugëtimin e rëndë të Kosovës dhe të shkencave albanologjike në gjithë kompleksitetin e tyre, duke qenë edhe dëshmitar edhe pjesëmarrës, me  gjitha 
ballafaqimet. I lindur  Tupallë  Medvegjës para një shekulli, ndërsa i shkolluar  Shkup, Zagreb, Pisa, Padova dhe Beograd, i takon gjithë trungut gjeoetnik, gjithë kombit shqiptar dhe tërë kulturës  tij. 
Nga fillimet e shkollimit  tij,  vitet e 30-ta e  40-ta të shekullit 20, nga një gjendje e analfabetizmit kolektiv  shqiptarëve, me ndryshimet politike e shoqërore  do  pasojnë  Kosovë dhe rreth saj, prof. Idrizi do  gjendet  majat e institucioneve shkencore e kulturore  Kosovës. Ishte themeluesi dhe shefi i parë i Katedrës  
Albanologjisë, kryeredaktori i parë i revistave prestigjioze “Gjurmime albanologjike” dhe “Studime”, drejtor i Institutit Albanologjik, dekan i Fakultetit Filozofik, rektor i UPsë,  kryetar i ASHAK,  ideator kryesor i Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe drejtor i parë i tij, kryetar i parë i Këshillit për  Drejtat dhe Liritë e Njeriut  Kosovë, kryetar i Parlamentit  Republikës  Kosovës  vitet   rënda 
për Kosovën dhe shqiptarët, pjesëmarrës i Konferencës  Rambujesë. Për punën e tij  shkencore- hulumtuese  dhe publike mori shumë mirënjohje dhe dekorata, ndër to edhe  “Nderi i Kombit”.  
Me trashëgiminë  po na lë, profesor Idriz Ajeti po lë dhe gjurmë  pashlyeshme   jetën shkencore, kulturore, pedagogjike, kombëtare dhe shoqërore  shqiptarëve   Kosovës dhe  shqiptarëve  përgjithësi  gjysmën e dytë  shekullit XX dhe  fillim  këtij  po e jetojmë. Brezat, pa mëdyshje, do  jenë mirënjohës për trashëgiminë e tij  fushën e dijeve albanologjike dhe  afirmimin e rezultateve  tyre jashtë kufijve kombëtarë e ballkanikë. Vepra e tij shkencore  gjuhësi pa dyshim do të mbetet burim i pashmangshëm reference.  
Profesor Idriz Ajeti simbolizon një epokë  albanologjisë, prandaj emri dhe vepra i tij do  rrojnë sa kohë  rrojnë gjuhësia shqiptare dhe shkencat albanologjike.